×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pas viktimës së parë nga koronavirusi: Qëndroni të mbyllur në shtëpi që të mos e përhapim virusin

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 12:01

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së 82-vjeçarit nga koronavirusi.


    Thaçi përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes nga Dumnica e Podujevës dhe njëkohësisht ka falenderuar përkushtimin e Institucioneve shëndetësore, shkruan Reporteri.net

    Ndër të tjera Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi.

    “Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!