×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për ambasadorët e shkarkuar nga qeveria e kaluar– do të kemi diplomaci aktive

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 11:56

    Më 3 mars të këtij viti, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca mori  vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

    Mirëpo presidenti i vendit, Hashim Thaçi ende nuk e ka dekretuar këtë vendim të tash ish- ministrit të Punëve të Jashtme.

    Për këtë çështje, nga ministria që udhëhiqte Konjufca patën paralajmëruar se do të drejtohen në Gjykatë Kushtetuese.

    I pari i shtetit, Hashim Thaçi është pyetur sot nga mediat nëse do të bëjë dekretimin e vendimeve të ish’ministrit.

    Thaçi ka thënë se me këtë çështje po merret zyra ligjore në presidencë.

    “Sa i përket pyetjes së dytë, këto gjëra janë në proces, zyra ligjore do të veprojë sipas ligjit e Kushtetutës që të kemi diplomaci aktive”, ka thënë presidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!