Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për tri ftesat që ia dërguar kreut të VV-së, Albin Kurtit për takim konsultativ për të caktuar mandatarin për Qeverinë e re.
Thaçi ka thënë se mirëpret faktin që Kurti i është përgjigjur në ftesën e tretë dhe se me datën 6 janar, në orën 15:00, do ta pres në zyrën e tij, shkruan Reporteri.net.
Sipas Thaçit duhet lënë anash hatërmbetjet dhe të punohet në përputhje me përgjegjësitë që ua ka dhënë populli.
“Me dëshirën më të madhe do të shkoja në parlament dhe t’u drejtohem qytetarëve, por për fat të keq nuk kam kujt t’i drejtohem. Pres që në javët e para të janarit të kemi funksionalizim të Kuvendit. Mirëpres faktin që pas ftesës së tretë, zoti Kurti i është përgjigjur ftesës sime. Më 6 janar, në orën 15:00 do ta pres në zyrën time. Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Mirë se vjen në ditën që e ka propozuar në zyrën time”, është shprehur Thaçi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.