×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për takimin me Ramën: Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 17:30

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tregon për temat që u biseduan në takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Reporteri.


    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar për takimin që sot kishte me mikun e tij dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Thaçi, në një postim në Facebook, e ka quajtur takim pa protokoll dhe ka folur për hapje të plotë të kufijve.

    “Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan!”, ka shkruar ai.

    “Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”, shkroi ndërkaq, kryeministri Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!