Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar tre ish ushtarët e UÇK-së, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, duke thënë se këta u vranë pabesisht para 21 vjetëve.
Ndër të tjera ai tha ish ushtarët ranë në krye të misionit për çlirimin e Kosovës.
“Para 21 vjetëve u vranë pabesisht tre veprimtarë, tre luftëtarë lirie, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Hyzri Talla ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili së bashku me dy veprimtarët tjerë, gazetarin Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishin, ranë në krye të misionit për çlirimin e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së tyre”, shkruan tutje Thaqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.