Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka kujtuar Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, në 23 vjetorin e vrasjes aksidentale të tij të inskenuar nga forcat serbe.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i madh i Mehë Ukës për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar.
“Sot kujtojmë Heroin e Kosovës, Mehë Ukën, të cilit para 23 vjetësh i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë nga forcat serbe. Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. Ai kaloi shumë vite në burg si i burgosur politik, sepse ishte gjithmonë në ballë të protestave studentore dhe çdo organizimi për lirinë e popullit tonë. Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar”, ka shkruar Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.