Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkujtuar masakrën e Tivarit.
Thaçi ka shkruar se në këtë masakër kanë pësuar me mijëra djem e burra të paarmatosur nga Kosova.
“U mbushën 74 vjet nga masakra e Tivarit, e planifikuar dhe e kurdisur nga establishmenti politik dhe ushtarak jugosllav, ku pësuam mijëra djem dhe burra të paarmatosur nga Kosova. Qeveritë komuniste jugosllave të Beogradit, “elitat” komuniste të Kosovës, por fatkeqësisht edhe ato të Tiranës, e mbajtën gjatë të heshtur këtë masakër dhe përmasat e saj të përgjakshme”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti shkruan se 74 vjet më pas kujtojmë të gjitha viktimat e asaj masakre, e cila ishte një nga sakrificat e shumta të popullit tonë për jetësimin e lirisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.