×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Thaçi përkujton veteranët UÇK-së: Dëshmorët janë shembull i sakrifikimit për lirinë e popullit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 10:30

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 30-vjetorin e bombardimit të shtëpisë së Adem Jasharit, ka përkujtuar veteranët e luftës.


    Sipas tij kjo ditë sjell si kujtim betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, shkruan Reporteri.net

    “Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë”, shkruan Thaçi.

    Tutje, Thaçi theksoi se dëshmorët dhe heronjtë e UÇK-së, janë shembull i sakrifimit për lirinë e popullit.

    “Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare. Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë. Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë. Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan ai.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!