×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi po ia përmend shpesh kryeministrit serbin Radojiçiq, kështu i kundërpërgjigjet Daut Haradinaj

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 20:36

    Presidenti Hashim Thaçi javëve të fundit në vijimësi e përmend Milan Radojçiqin, nënkryetar i partisë Lista Serbe, i cili është shpallur në kërkim në lidhje vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviç.


    Thaçi emrin e tij e përmend sa here që dëshiron ta sulmon diç kryeministrin Ramush Haradinaj, duke e cilësuar si një mik të tij.

    Edhe në një postim të bërë dje, Thaçi ndërsa shkroi në Facebook për të drejtën e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës duke thënë se është legjitime dhe korrigjim i padrejtësive historike, përmendi edhe Radojiçiqin.

    “Kjo përpjekje ka ndalur së realizuari angazhimet e sofistikuara që veriu i Kosovës t’i dorëzohet Milan Radojçiqit, fillimisht pasuria e Trepçës, për të vazhduar me transformimin e pasurive shtetërore në ato komunale (katër komunat e veriut) dhe, po ashtu, ka parandaluar planet për sovranitet të dyfishtë dhe asociacion me mandat ekzekutiv, modeli i Republikës Serbe, pra autonomi rajonale|, tha ndër të tjera Thaçi.

    Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i cili tha se asnjë njeri dhe as Radojiçiq nuk mund ta ketë nën kontroll Trepçën dhe pasuritë e Kosovës.
    Haradinaj për më tepër tha se për dallim nga ai që nuk e ka takuar kurrë, Radojiçiqin, presidenti Thaçi e ka pritur në zyrë.

    “Ai (Thaçi) e di më mirë se unë. Asnjë Radojiçiq nuk mund ta merr kontrollin as në Trepçë, e asnjë resurs dhe ato i menaxhon shteti. Ai (Thaçi) e ka takuar Radojiçiqin. Unë nuk e njoh, nuk e kam taku. Ne kemi pasur një koalicion me Listën Serbe dhe roli i tij ka qenë rol me rëndësi brenda Listës Serbe dhe si i tillë është trajtu, asgjë më shumë. Radjoiçiq ka qenë në zyrë te presidenti bashkë me të tjerë për të folur për tema të caktuara. Por t’i thuash dikujt jo kontrabanda me Radojiçiqin, nuk i shkojnë për fytyre një presidenti”, tha Haradinaj, në KTV, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se a ka shkuar së fundmi Radojiçiq në zyrën e Thaçit, deputeti i AAK-së tha se nuk beson se kjo ka ndodh tani pasi zyrtari i Listës Serbe është i shpallur në kërkim. /Reporteri.net/.

    Thaçi ia përmend Haradinajt “mikun” Radojiciq, thotë se ndali dorëzimin e veriut tek ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!