Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës Carin Lobbezoo.
Kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë ambasadores Lobbezzoo, derisa ka theksuar se Holanda është partner i rëndësishëm për Kosovën në veçanti sa i përket integrimit të Kosovës në BE dhe liberalizimit të vizave, ku vendi ynë ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët evropianë.
“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim në agjendën e saj evropiane”, ka përfunduar presidenti Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.