Presidenti Hashim Thaçi para pak minutave ishte në vizitë në Qendrën e Studentëve ku po qëndrojnë më shumë se 150 persona të cilët ditëve të fundit kanë ardhur nga vendet e jashtme.
Personat të ndryshëm të cilët po qëndrojnë në karantinë kanë kritikuar presidentin Thaçi duke i thënë “e shitët Kosovën”, “marre ju koftë” e ‘tradhëtar’.
Personat e izoluar nga ballkonet e dhomave ku po qëndrojnë me zë të lartë kanë thënë se duhet që krerët e institucioneve të Kosovës të dalin para drejtësisë.
Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës të gjithë personat të cilat kanë ardhur nga vendet e jashtme, do të dërgohen në Qendrën e Studentëve e cila është kthyer në karantinë dhe do të qëndrojnë për 14 ditë.
Ky vendim erdhi pasi që të ardhurit kanë qenë në vende të jashtme në të cilat ka pasur raste të konfirmuara me coronavirus. /KALLXO.com
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.