×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pro, Kurti kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Haradinaj tregon se cilin e mbështetë

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 7:10

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të dergojë propozimin në Kuvend për të shpallur gjendjen jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me shpërthimin e koronavirusit.


    Nga ana e tij ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se do t’i shqyrtojë argumentet dhe nëse ato qëndrojnë do ta votojë.

    “Duhet shqyrtu argumentet, nëse qëndrojnë argumentet po. Se kam pa ende argumentin”, ka thënë ai shkurt në një bisedë për Indeksonline.

    Tutje ai ka thënë se do të marrin vendim në oren 13:00, nëse do të përkrahin dekretin e presidentit Thaçi.

    Kujtojmë faktin se me propozimin e Thaçit është pajtuar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa porse pajtueshmëri nuk ka shfaqur kreu i qeverisë, Albin Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!