×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Procesi elektoral ishte shembullor, pres formim sa më të shpejtë të Qeverisë

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 16:37

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në vendin tonë.


    Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani pret formimin e qeverisë së re.

    “Pas një procesi elektoral shembullor, pres që shpejt të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Ambasadorja Stjernvall theksoi se Finlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.

    Presidenti Thaçi shtoi se është e rëndësishme që përkrahja e shteteve anëtare të BE-së, për tërë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mos lëkundet.

    “Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE”, konkludoi presidenti Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!