Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë publike draft-rezolutën që i ka dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Kosovës.
Thaçi u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos injorojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sipas tij, është obligim që të mbështeten dhe realizohen kërkesat e tyre.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së djeshme mbajtën një seancë të jashtëzakonshme, ku u diskutua gjendja e shqiptarëve në Luginë, si dhe kërkesat e tyre në drejtim të institucioneve të vendit.
Postimi i plotë:
Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre! HTH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.