×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi reagon pas vrasjes së gruas në Prizren

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 16:52

    Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së gruas në Prizren nga burri i saj.


    “Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Shpreh keqardhje të thellë për rastin e fundit në Prizren, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna”, shkruan Thaçi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!