×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Sali Berisha e di mirë kush e ka vra gazetarin Ali Uka

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 22:03

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ndërsa ka folur ditë më parë për vrasjen e gazetarit Ali Uka, kishte deklaruar se Thaçi ishte ndaluar për t’u marrë në pyetje rreth kësaj vrasje, kjo pasi që Thaçi kishte fjetur në një dhomë me të, dhe se po në të njëjtën dhomë gazetari Uka ishte gjetur i vrarë.


    Presidenti Thaçi ka folur sonte për vrasjen e gazetarit Uka duke thënë se Berisha e di mire kush e ka vra.

    “Sali Berisha e di fort mirë kush e ka vra Ali Ukën, me emër e mbiemër dhe si u liru vrasësi i Ali Ukajt. Ali Ukaj ka qëndru në të njëjtën tavolinë me dy nga këshilltarët e Sali Berishes dhe dy persona tjera”, ka deklaruar Thaçi në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi ka thënë se ish-cimeri i tij Ali Ukaj disa ditë para vrasjes pretendonte se kishte zbuluar vrasjen e atdhetarit Remzi Hoxha.

    “Sipas Aliut, Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të fshehtë mes Sali Berishës, Sllobodan Millosheviqit dhe Kiro Glogorovit në Ohër. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte kidnapuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut çonte direkt tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës”.

    Thaçi thotë se Ali Ukaj ishte në dijeni edhe për vizitat e Arkanit dhe Legias në Tiranë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!