Presidenti Hashim Thaçi ndërsa ka folur për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë ka thënë se SHBA nuk ka vija të kuqe dhe kjo i është konfirmuar edhe pas takimit të Berlinit që nuk dha një zgjidhje.
“SHBA nuk ka vija të kuqe edhe pas Berlinit. Më është konfirmuar zyrtarisht. Kam diskutuar edhe me presidentit Trump është për një marrëveshje 100 %. Të gjitha instancat e SHBA e mbështesin një marrëveshje pa vija të kuqe, ky është qëndrimi aktual.
SHBA nuk ka vije të kuqe për ndonjë zgjidhje, ky është qëndrimi zyrtarë që më është thënë mua, por nuk pranojnë edhe çfarëdo zgjidhje”, ka deklaruar Thaçi në Klan, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa ka folur për takimin e radhës që do mbahet më 1 korrik në Paris, ka thënë se nuk beson se ky takim do mbahet pa konsultim me Amerikën.
“Nëse nuk ndodh në koordinim pa SHBA-të, rezultati sërish do jetë zero. Në Berlin nuk është diskutuar asnjë ide, nuk është mbyllur asnjë ide. Në Paris pres një organizim më substancial, pasi do jenë Macron, Merkel e Mogherini. Edhe Parisi nëse nuk ka konsultim me Uashingtonin rezultati do të jetë zero”, ka thënë Thaçi. /Reporteri.net/.