×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi shkon në Amerikë për “punë të shtëpisë”

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 17:58

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë private dy ditore.


    Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidentit përmes një komunikate drejtuar mediave.

    Në komunikatë thuhet se gjatë qëndrimit në SHBA, Thaçi do të takohet me miqtë shqiptaro-amerikan.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë private dy ditore në SHBA. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, presidenti Thaçi do të takojë miqtë shqiptaro-amerikan”, njofton Presidenca. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!