×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi shpreh ngushëllime për familjen nga Gjilani që humbën 2 djem nga tërmeti

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 19:48

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e dy vëllezërve Shemsedinit dhe Isës, që vdiqën si pasojë e tërmetit të sotëm.


    Ai ka thënë se “sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”, shkruan Reporteri.net.

    “Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes.
    Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë. HTH”, ka shkruar Presidenti.

    Ndryshe, i pari i shtetit njoftoi sot gjatë ditës se, në nderim të viktimave, e ka shpallur të mërkurën ditë zie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!