×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Si e largova nga zyra kryeministrin e Shqipërisë në vitin 2002, më prezantonte planin e Gjingjiqit për ndarje të Kosovës

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 22:15

    Presidenti Hashim Thaçi ndërsa ka folur për rolin e Edi Ramës në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se presidenti shqiptar nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, veçse ka dhënë mbështetje duke mbrojtur interesin e Kosovës


    Ai ka thënë se ka biseduar edhe me Ramën e Metën për mundësinë e një marrëveshje historike dhe do ishte e papërgjegjshme të mos fliste me ta.

    Por Thaçi ka thënë se një nga kryeministrat e Shqipërisë në vitin 2002 i kishte prezantuar ide për ndarje të Kosovës, por nuk tregoi emrin duke ditur se në atë vit nuk ka qenë veç një kryeministër shqiptar pasi janë ndërruar.

    “Një nga kryeministrat e Shqipërisë ka ardhur ta prezantoj në vitin 2002 projektin e Gjingjiqit për ndarjen e Kosovës dhe e kam larguar nga zyra. Ideja ka qenë të përfshihet pjesa veriore deri te ura e Ibrit të shkonte me Serbinë, pra vetëm për ndarje. Një kryeministër ka ardhur në emër të Gjingjiq, ndoshta ka shkuar edhe te presidenti Rugova”, ka deklaruar Thaçi në Klan shkruan Reporteri.net, por nuk ka pranuar të japë emrin se cili kryeministër ja ka kërkuar, Sali Berisha apo Fatos Nano, pasi në atë vit të dytë ishin kryeministrat në kohë të caktuar.

    Thaçi ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të Sali Berishës, duke thënë se ka bërë mëkate të mëdha ndaj UÇK-së.

    “Të gjitha janë paragjykime. Sa i përket Berishës, unë çuditem se si ai nuk ka pasur kurrë guximin të i drejtohet apo ta kundërshtojë opinionin për shkëmbim territoresh nga Rugova, Qosja apo Daci. Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës dhe këto mëkate kanë qenë paralele të luftës në terren kundër shqiptarëve dhe propagandës ndaj UÇK-së të Berishës. Unë kam shkuar në zyrën e tij në vitin 1999 dhe pastaj kemi pasur një komunikim normal, kur jam zgjedhur Kryeministër, kemi pasur një respekt për lakmi. Tani nuk e kuptoj dhe shprehi keqardhje për gjendjen e tij emocionale si gërmadhë e skenës politike shqiptare”, ka deklaruar Thaçi.

    Thaçi tregon nëse ideja e korrigjimit të kufirit është e tij apo e Vuçiqit

    Presidenti Thaçi: Rugova ishte për shkëmbim të territoreve, unë për korrigjim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!