Presidenti Thaçi përmes një postimi në Twitter është solidarizuar me SHBA-në, pas rritjes së numrit të viktimave nga pandemia atje.
Thaçi ka thënë momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shansat e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë.
“Zemrat dhe mendjet tona janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek shohim rritjen e numrit të viktimave të virusit COVID19. Ngushëllime familjeve të viktimave. Momente si këto janë kohë për të reflektuar për ndikimin tonë në këtë kohë pandemie dhe të qëndrojmë në shtëpi, që t’i ulim shansat e shpërndarjes dhe të shpëtojmë jetë”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.