×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi sot në takim me liderët e partive politike, por takimi me kryeministrin Kurti në dyshime

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 8:27

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot takon krerët e partive politike në vend, me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.


    Zyra për informim e Presidencës bën të ditur se presidenti Thaçi fillimisht do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pastaj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj si dhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

    Derisa në agjendën e presidentit është takimi me Kurtin, në agjendën e kryeministrit nuk është takimi me Thaçin, i paraparë në ora 13:00.

    Orari i takimeve të presidentit Thaçi me kryetarët e partive politike:

    Isa Mustafa, ish-kryeministër dhe kryetar i LDK-së;

    Ora e takimit: 10:30;

    Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së;

    Ora e takimit: 11:30;

    Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i AAK-së;

    Ora e takimit: 12:30;

    Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kryetar i LVV-së

    Ora e takimit: 13:00;

    Fatmir Limaj, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i NISMA-s;

    Ora e takimit: 13:45;

    Behgjet Pacolli, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i AKR-së;

    Ora e takimit: 14:15.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!