Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se pas Samitit që u mbajt sonte në Berlin më 1 korrik do mbahet një takim i radhës në Paris.
Ai takimin e Berlinit e ka quajtur tejet të rëndë dhe pa ndonjë rezultat konkret.
“Ishte takim i rëndë. Nuk mund të themi se pati ndonjë rezultat konkret. Është konfirmuar se takimi i radhës do të ndodhë më 1 korrik në Paris”, theksoi Thaçi në një prononcim para mediave pas përfundimit të Samitit të Berlinit.
Thaçi ka pohuar se nuk do të ketë dialog të kushtëzuar.
“Dialogu duhet të ndodh si një proces normal”, ka deklaruar Thaçi.
I pyetur se cili ishte emëruesi i përbashkët i takimit, Thaçi tha se “emëruesi i përbashkët i takimit ka qenë që jemi pajtuar të mos pajtohemi”, tha ai.
Thaçi ndërkohë ka mohuar kategorikisht se do ketë shkëmbim të territoreve.
“Serbia duhet të njohë Kosovën pa kushte, dhe dialogu duhet të fillojë e vazhdojë pa kushte. Shpresoj në unitet të BE-së. Edhe shtetet e rajonit mbështetën procesin që kemi kaluar. Në çdo rrethanë, Kosova do të mbetet multietnike, nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, gjithmonë duke bërë përpjekje maksimale për përfshirjen e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës. Por, vendimtare për arritjen e marrëveshjes është inkuadrimi i SHBA-së”, deklaroi Thaçi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.