×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Takimi me Vuçiqin ka qenë i vullnetit të mirë, nuk ka pasur negociata

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 21:45

    Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ky takim është realizuar me ftesë nga ambasadori Rechard Grenell.


    Ai tha se takimi ka dërguar mesazhin e paqes, stabilitetin dhe fqinjësisë së mirë.

    “Takimi ka qenë i vullnetit të mire, nuk ka pasur negociata”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se të mërkurën ose të enjten do të kërkojë të raportojë në Kuvend për takimin e sotëm me Vuçiqin.

    “Besoj se të bashkuar mund të arrijmë objektivat”, tha Thaçi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!