×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takohet me Dakën: Kërkon nga KQZ certifikim sa më të shpejtë të rezultateve

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 13:59

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.


    Procesi i certifikimit të zgjedhjeve për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re ka qenë temë diskutimi njofton Zyra e Presidencës, përcjell Reporteri.net.

    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e ka njoftuar presidentin Thaçi rreth procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor.

    Në anën tjetër, Thaçi ka vlerësuar Kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!