×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takohet me ish-sekretaren e SHBA-së, Madeleine Albright

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 9:17

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright në kabinetin e tij.


    Albright është duke qëndruar në Kosovë në shënim të përvjetorit të njëzetë të çlirimit të Kosovës.

    Pas këtij takimi, kreu i shtetit dhe ish-sekretarja e shtetit, do t’i drejtohen mediave me deklaratë.

    Ndryshe prej sot Albright do të jetë përjetësisht në Prishtinë falë bustit i cili do të zbulohet gjatë ditës.

    Busti që është punuar nga skulptori Luan Mulliqi do të zbulohet në ora 14:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!