×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takohet me Valdete Dakën, flasin për mundësinë e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 12:29

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ku është biseduar për mundësinë e zgjedhjeve për kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, është njoftuar nga Presidenca.


    “Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën. Presidenti Thaçi dhe kryetarja Daka kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut. Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19”, thuhet nga Presidenca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!