×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takon Mogherinin në Tiranë: E domosdoshme arritja e një marrëveshje me Serbinë

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 20:48

    Presidenti Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.


    “Thaçi ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së”, thuhet në komunikatë.

    Derisa Thaçi është takuar me Mogherinin kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur në Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së në Prishtinë ka thënë se kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ia kanë marrë Mogherinit udhëheqjen e dialogut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!