×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Tentim sulmi ndaj Berat Buzhalës i papranueshëm në shoqërinë tonë

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 23:08

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pasi gazetari Berat Buzhala ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se persona të panjohur kanë tentuar ta sulmojnë derisa ky kishte shkuar në barnatore për të blerë barna.


    Sipas Thaçit, sulmi ndaj gazetarit Buzhala, është i papranueshëm në shoqërinë kosovare, njofton Klan Kosova.

    “Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, liderët institucionalë dhe politikë që të distancohen prej akteve të tilla”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!