Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka përjashtuar edhe dorëheqjen në rast se del që ka bërë shkelje me rastin e dekretimit të Avdullah Hotit për kryeministër të ri.
Thaçi ka thënë se dekretimi i Hotit buron nga vullneti i deputetëve shumicë në Kuvend, por edhe nga e drejta kushtetuese e ligjore, shkruan Reporteri.
Ai nuk është shprehur i kënaqur me vendimin për pezullimin e dekretit, por se ka thënë se do ta respektoj.
“Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses, çfarëdo që të jetë që të mos ketë keqkuptime sa i përket rolit të presidentit. Unë e kam dërguar arsyshmërinë time në Kushtetuese, janë rreth 200 faqe. Unë nuk di çfarë vendimi do të marr Gjykata Kushtetuese, nëse duhet të paguaj çmim presidenti, okej, vetëm vendi le të ecë përpara”, u shpreh ai. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.