×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thotë se familjarë të Vjosa Osmanit i kanë shërbyer Serbisë

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 22:09

    Presidenti Hashim Thaçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj familjarëve të kryeparlamentares Vjosa Osmani.


    Thaçi ka thënë se pjesëtarë të familjes së Vjosa Osmanit, i kanë shërbyer Serbisë kundër Kosovës, por që nuk ka përmend emra, apo nuk ka dhënë detaje.

    Por ka thënë se nëse ajo vazhdon të shpifë ndaj tij do të dalë edhe me detaje të tjera.

    “Nga zonja Osmani dikush i ka shërbyer Serbisë. Sikur të isha në vend të saj do të isha djersitur”, tha Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!