Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me krerët e partive politike, përjashto atë të VV-së, në një konferencë për media ka deklaruar se çfarë ka biseduar me ata.
Ai takimet me Isa Mustafën e LDK-së, Kadri Veselin e PDK-së, Ramush Haradinajn e AAK-së e Fatmir Limajn e NISMA-s i ka quajtur të shkëlqyeshme.
Thaçi tha se me Mustafën ka biseduar për procesin që po kalon vendi, me ç’rast tha se u darkorduan që të kenë qëndrim të përbashkët për çështjet vitale për shtendërtim, konsolidim të brendshëm dhe të jashtëm.
“Takimi me ish-kryeministrin dhe liderin e LDK-së, z. Isa Mustafa, ishte i shkëlqyer. Ne u pajtuam se duhet të ndërtojmë dhe ruajmë qëndrim të përbashkët në çështjet me rëndësi për shtetin. I jam mirënjohës z. Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë kanë qenë konstruktivë në çështjet e shtetndërtimit”, tha ai.
Thaçi më tej tha se shkëmbim të dobishëm kishte edhe me ish-kryeparlamentarin dhe liderin e tashëm të opozitës, Kadri Veseli.
“Qëndrimi i unifikuar i opozitës dhe qeverisë është thelbësor për realizimin e çështjeve të interesit të përbashkët”, tha ai.
Presidenti më tej tha se ka vazhduar bisedat me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin tha se ka pasur një bisedë konstruktive dhe miqësore.
“Bisedë konstruktive ishte edhe ajo me ish-kryeministrin dhe liderin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu i dha përkrahje përpjekjeve për të ndërtuar qëndrim të përbashkët në çështjet e interesit shtetëror dhe e vlerësoj kontributin e tij në këtë drejtim”, tha ai.
Kurse për takimin me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj tha se janë pajtuar që të flasin me një zë për dialogun me Serbinë dhe anëtarësim në NATO dhe BE.
“Me ish-zëvendëskryeministrin dhe liderin e NISMA-s, z. Fatmir Limaj, u pajtuam që për Kosovën të flasim me një zë, sidomos në çështjen e dialogut me Serbinë”, tha Thaçi.
Takim konstruktiv, Thaçi tha se ka zhvilluar edhe me ministrin Dalibor Jevtiq, si dhe kryetarin dhe deputetin Goran Rakiq nga Lista Serbe.
“Roli i komunitetit serb është i rëndësisë së veçantë në ndërtimin e shtetit shumetnik dhe në arritjen e marrëveshjes historike në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Presidenti tha se edhe në takim me grupin 6 Plus dhe deputetët e komuniteteve tjera u konfirmua se përmirësimi i jetës së qytetarëve është interes i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë i hapë rrugë zhvillimit dhe përmirësimit të mirëqenies qytetare dhe se paqja është në interesin e të gjithëve.
Thaçi tha se të njëjtin mesazh, nevojën për unitet politik, e ka marr edhe nga ish-presidenti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, me të cilin kisha një bisedë telefonike, pasi e kishte të pamundur të merrte pjesë në takim personalisht. /Reporteri.net/.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3540074322729568?__xts__%5B0%5D=68.ARCquhMKxbmqOEZ_ycFb9mw23s4ftkvQCcFcMIby36lMVKP4byfHQQ23d9c0yamte3UUxycbjpKmpf4ExtdWdJP_8amBWf_3xGRQ5TzFqbunEVUHzRubhNjBWNiAkFztHE2Y8Sjqs2El6H0FTxXI3MjnP3aa0MOuT3VPfIueQxNI2h5dqEBQSfUbZ-7dpxrGqrffNNuWqioa6XIdSOD-_JZ0UaJLaC7o4Av9302JFrg7ClfPG-bfXfKOiHjyfAdTjlP_7Tf5fNpFD_oUHztTRuUGF97sLKTpHNKRJ3ETIPqECV5y2I0WHrnMC1kXXSmOh2Z5e8GRdv_v9YWe_SL8Po8x8Q&__tn__=-R