Presidenti Hashim Thaçi është shprehur se fare nuk ka frikë nga përballja nga drejtësia, ndërsa i është kujtuar se me drejtësinë janë përballur kryeministri aktual, Ramush Haradinaj e zv.kryeministri Fatmir Limaj.
“Nuk kam frikë të përballem me drejtësinë. S’kam asnjë frikë as për të kaluarën e as për të ardhmen time, jam një nga themeluesit e parë të UÇK-së. Unë kam qenë luftëtarë me pushkë në dorë që nga askioni i parë së bashku me komandatin Adem Jashari dhe ushtarët tjerë”, ka deklaruar Thaçi në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se ka mbështet në vijimësi drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare, por që kjo e fundit ka dështuar në Kosovë.
“Jetoi jeten time me qetësinë maksimale. Jam nga ata që e kam mbështetë gjithë drejtësinë vendore e ndërkombëtare. Frika tek unë nuk ka vend”, ka deklaruar Thaçi.
Kujtojmë se konkretisht opozita kosovare idenë e Thaçit për korrigjim të kufirit me Serbinë në vijimësi i lidhë me frikën e presidentit nga Gjykata Speciale. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.