×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi tregon pse nuk shkoi në drekën e Metës me liderët e Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 21:09

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor.


    Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni, transmeton Reporteri.net.

    Presidenti Thaçi ka sqaruar pse nuk ka marrë pjesë në drekën e Metës.

    ”Ishte me tepër respekt teknik. Por të njëjtën kohë të takohesha me dy presidentët që nuk e kanë njohur Kosovën e të përsëriteshin gjërat e njëjta në të folur, ishte e kot. Do të ishte i panevojshëm një vazhdim i një debati krejt të kotë. Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka njohur Kosovën, mban pozicion nganjëherë më të ashpër sesa vet Serbia. Ky ishte edhe qëndrimi im si pozicion i mosshkuarjes time në Sarajevë, ishte mesazh qortues ndaj Dodik për qëndrimin e Bosnjës në raport me Kosovën”, tha Thaçi në Opinion të TV Klan, kur u pyet pse refuzoi të merrte pjesë në drekë, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë ditës Thaçi kishte refuzuar të ia shtrijë dorën Dodikut, derisa dje kishte kritikuar presidentin Meta pse ai i kishte bërë ftesë Dodikut për të ardhur në Tiranë.

    Ndërkohë, sot pas takimit, presidenti Thaçi kishte pranuar se ka pasur mospajtime me presidentin Vuçiq, pasi ky i fundit kishte mohuar krimet serbe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!