×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Thaçi tregon se kur lëshohet autostrada “Arbën Xhaferi”

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 13:39

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka postuar në Facebook nga segmentet e ndërtuara të autostradës Prishtinë-Shkup “Arben Xhaferi”. Ai ka thënë se edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës që pritet ta shkurtojë distancën mes dy kryeqyteteve.


    Thaçi ka përmendur faktin se kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon por jo edhe faktin e vonesave- pasi e njejta ishte planifikuar të përfundojë në fund të vitit të kaluar.

    “Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane”, ka shkruar Presidenti.

    Por, as këtu nuk u përmend që konsorciumit amerikano-turk “Bechtel Enka” fitoi betejën me Qeverinë e Kosovës për 53 milionë euro si ndëshkim për mosrealizim të kontratës.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!