×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Trump gjithmonë më ka folur për Kosovën si një vend me një popull të mrekullueshëm

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 11:24

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimet në Uashington, derisa ka thënë se Amerika dhe Administrata Trump ka konfirmuar përkrahjen që ka për Kosovën.


    Thaçi ka thënë se në të gjitha takimet që ka zhvilluar këto 4 vite me presidentin Trump, ai i ka folur për Kosovën si një vend dhe popull të mrekullueshëm, shkruan Reporteri.

    “Mirënjohje për SHBA-të që gjithmonë na kanë qëndruar pranë. Në të gjitha takimet që kam zhvilluar këtë 4 vite me presidentin Trump më ka folur për një vend dhe popull të mrekullueshëm. Javën e kaluar ishte një konfirmim i kësaj përkrahje. Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për dy vite me presidentin Trump, të premten arritëm të formalizohen këtë përpjekje. Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në këto dy dekada.

    Gjatë këtyre viteve hasëm në akuza pengesa e konspiracione. Me firmosjen e marrëveshjes të gjitha këto u treguan të rrejshme”, u shpreh Thaçi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!