×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi u dërgon letër krerëve të Australisë: FSK e gatshme të ndihmojë në shuarjen e zjarreve

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 17:28

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre dërguar guvernatorit dhe kryeministrit të Australisë, i ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e FSK-së në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.


    Thaçi ka thënë se Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira.

    “Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

    Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.

    Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira!”, ka shkruar Thaçi.

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3353091731427829

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!