×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi u drejtohet mediave pas takimit me Lajçakun

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 10:54

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  pritet që të ju drejtohet mediave.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit.

    Konferenca e presidentit do të mbahet me fillim prej orës 11:00 në hyrje të presidencës.

    Dalja e Thaçit para mediave vjen edhe pas vizitës zyrtare që ai pati në SHBA.

    Për takimet që ka mbajtur atje presidenti nuk ka dhënë shumë informacione.

    Lajcak ka udhëtuar në Kosovë pas bllokimit të dialogut pasi që Asociacioni është tentuar të kthehet në tavolinë të diskutimit.

    Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është bllokuar për shkak të Asociacionit. Pala kosovare nuk ka pranuar që të dialogojë për këtë temë, derisa, për të njëjtën kanë insistuar në Beograd. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!