×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi urim të veçantë Ramës, por jo edhe Metës pas rekomandimit pozitiv të KE-së

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 17:07

    Presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e uruar Shqipërinë për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian.


    “E përgëzoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për marrjen e rekomandimit të qartë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi.

    Ai thotë që shpreson që një rekomandim i tillë të shndërrohet në një vendim, pasi që Shqipëria meriton të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së.

    “Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Thaçi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Siç mund të shihet nga urimi Thaçi e uron në mënyrë të veçantë kryeministrin shqiptar Edi Rama por jo presidentin Ilir Meta të cilin e ka homolog.

    Kujtojmë se Thaçi kohëve të fundit nuk lë paraqitje mediale pa e sulmuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha duke e quajtur “argat të Millosheviqit”, çka e bën edhe ky i fundit në drejtim të presidentit të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!