×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 17:15

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.


    Thaçi ka shkruar në facebook, se duke dëshmuar bamirësinë dhe tolerancën pa dallime mbështesin njëri-tjetrin dhe ecin përpara, njofton Klan Kosova.

    ”Besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit, të cilës i gëzohemi bashkë me më të dashurit tanë. Duke dëshmuar bujarinë tonë, bamirësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe çdo vlerë të shoqërisë sonë, duke i forcuar dhe besuar në to, ne e mbështesim njëri-tjetrin, përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkërisht, pa dallime, ecim përpara! HTH”.

    Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    Manifestimi fillon në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.

    Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:36 minuta të cilit do t’i prij Vedat ef. Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!