×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi uron Milanovicin për fitoren, falënderon presidenten Grabar-Kitarovic për mbështetjen

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 10:44

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar presidentin e zgjedhur të Kroacisë, Zoran Milanovic për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme.


    Ndërkohë, Thaçi ka falënderuar presidenten e deritanishme, Kolinda Grabar-Kitarovic për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të saj.

    Përmes Twitterit, presidenti Thaçi ka thënë se është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

    “Urime për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë presidentit të zgjedhur Zoran Milanovic. Pres që të vazhdojmë forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Faleminderit presidentes Grabar-Kitarovic për miqësinë dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!