×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Thaçi uron partitë politike dhe qytetarët për votimin e dinjitetshëm dhe demokratik

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 11:37

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.


    Thaçi tha se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike.

    “Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH”, shtoi tutje Thaçi.

    Postimi i plotë:

    I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!