×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi: Jemi plotësisht të pafajshëm

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 10:14

    Ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi.

    Ish-presidenti Thaçi është deklaruar i pari i pafajshëm.

    “E kuptoj aktakuzën e ndryshuar dhe jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

    Edhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin fillestar se është i pafajshëm.

    Veseli gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën, teksa është deklaruar i pafajshëm.

    “E shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë, megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.

    Edhe Rexhep Selimi është deklaruar plotësisht i pafajshëm.

    “Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Selimi në Hagë.

    Edhe Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm. Ai ka thënë se aktakuzën e kupton por nuk pajtohet me të në asnjë pikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!