×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Zhgënjyese, emisarët e Merkel dhe Macron nuk e thanë asnjë fjalë për vizat

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 11:39

    Presidenti Hashim Thaci ka pritur sot në takim emisarët special të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.


    Në këtë takim, Thaçi tha se është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimore në përgjithësi.

    Mirëpo, Thaçi ka thënë se aty nuk është hapur çështja e liberalizimit të vizave. Ai edhe një herë u shpreh se ky mosunitet i BE-së dhe qëndrim kundërshtues ndaj Kosovës është i padrejtë.

    Thaçi u ka thënë se ky duhet të jetë një mesazh i zgjimit të spektrit politik përballë kësaj padrejtësie, shkruan Reporteri.net.

    “Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë në Ballkanin Perëndimor. Dëshiroj të falënderoj presidentin Macron për interesimin e tij të vazhdueshëm për Kosovën. Në anën tjetër duhet të them edhe atë që është në interes të opinionin, spektrin politik, qytetarët se për fat të keq edhe sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e vizave. Kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese për qytetarët e vendit. Mendoj se ky mosunitet i BE-së dhe qëndrim kundërshtues dhe tash edhe ndëshkues për Kosovën është i padrejtë në raport me Kosovën, sepse Kosova ka implementuar në tërësi kriteret e nevojshme. Mendoj se ky duhet të jetë një mesazh i zgjimit të spektrit politik përballë kësaj padrejtësie. Ne nuk kemi të ardhme tjetër përpos asaj evropiane. Qëndrimi im ishte shumë i qartë, fillimisht BE duhet të nxjerr vendimin për liberalizim, pastaj të mendojë se a ka kapacitet, vizion e lidership për të shtyrë përpara dialogun Kosovës-Serbi”, është shprehur ndër të tjera Thaçi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!