×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Thellohet skandali, Periskopi: Granti 100 mijë eurosh i këshilltarit të Pecit del të jetë me shkelje flagrante të Udhëzimit Administrativ

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 22:25

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, pas raportimeve për ndarjen e granteve ka deklaruar vazhdimisht se “nuk e di kush merr grante” në Ministrinë e tij. Përveç granteve për vëllain e dajën e deputetes Fitore Pacollit, Periskopi ka raportuar se edhe këshilltari i Pecit, Naim Huruglica kishte marrë grant për projektin 100 mijë eurosh.

    Tek rasti i fundit me këshilltarin e Pecit – Periskopi raporton se është bërë shkelje e Udhëzimit Administrativ në një rast ku Huruglica ka përfituar afro 19 mijë euro.

    Ky medium thotë se ka siguruar dokumentet e projektit të Huruglicës dhe projektit të një biznesi tjetër që pronare ka Nora Ismailin nga Skenderaj, e cila nuk e kishte fatin e njëjtë si të këshilltarit të Pecit.

    Në listën e investimeve të projekteve, të dy bizneset e lartpërmendura kanë kërkuar “Arka për vjelje”. Këshilltarit të Pecit, Naim Huruglicës iu pranua, ndërsa Nora Ismailit nuk iu pranua.

    Mediumi ka publikuar dokumentin për projektin e Ismailit ku në listën e investimeve figuron “Arka për vjelje…”, por AZHB nuk e pranoi, pasi sipas Udhëzimit Administrativ, ky investim vlen vetëm për sipërfaqet 3 e më shumë hektarë.

    Ndërsa në dokumentin tjetër, atë të projektit të Naim Huruglicës, pavarësisht që as ky nuk i ka pasur 3 apo më shumë hektarë, të njëjtit i pranohet ky investim i cili kushton afro 19 mijë euro, shkruan Periskopi.

    PZHR 2023

    U/A (MBPZHR)-Nr.14/2023 për masat dhe kriteret e përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2023

    NËNMASAT

    III.I. SEKTORI I PEMËVE

    Neni 8

    Kriteret e pranueshmërisë

    2. Investimet e pranueshme në sektorin e pemëve:

    1.1. Vetëm per siperfaqet 3 e me shume hektarë, u lejohen investime ne ndërtimin e objekteve për veprimet pas vjeljes, si depo ftohëse, makineri për klasifikim, pastrim, paketim, u lejohet edhe aplikimi për ndërtimin e objekteve për vendosjen e makinave, si dhe depove për produkte për mbrojtje të bimëve dhe për plehra artificiale.

    Rast i parë 1

    Iron Consulting LLC, Prishtinë, Kamenicë me pronar Naim Huruglica dhe Dardan Velia, i pranohet investimi;

    Investimi

    6. Arka te plastikes per vjelje dhe ruajtje te frutave (350kg) 168 cope me vlere prej 18,508€

    Rasti i 2

    Agro Ndriqimi SHPK- Nora Afrim Ismaili, Kopiliq i Epërm Skenderaj

    Investimi

    15. Arka për vjelje deri në 20 kg -90 cop nuk pranohet si investim

    Për projektin e Huruglicës 65 % e investimit prej afro 100 mijë eurosh është pranuar nga AZHB, teksa 65% e investimit prej afro 45 mijë eurosh është pranuar për projektin e Ismailit(pasi këtë nuk e financoi AZHB për investimin e arkave për vjelje).

    Krejt në fund, duhet cekur se ministri Peci vazhdon që ta ketë të fshehur listën e përfituesve të granteve, pasi që nga viti 2019 ato nuk publikohen ne faqen e Ministrisë. Krejt kjo, jashteligjshëm.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!