Është themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Ky komision, i propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka në përbërje Hajdar Beqën nga radhët e PDK-së si kryesues dhe Armend Mujën nga VV si zëvendës-kryesues.
Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision i takojnë tre anëtarë të cilët janë Haki Abazi, Arbër RExha dhe Halit Thaçi.
Partisë Demokratike të Kosovës i takon një anëtar i cili është Rashit Qalaj ndërsa Lidhjes Demokratike të Kosovës i takojnë dy anëtarë e që janë Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqi.
Nga një anëtar i takojnë AAK-së që në këtë komision përfaqësohet nga Time Kadrijaj, Grupit Multientik që përfaqësohet nga Duda Balje dhe Listës Serbe që përfaqësohet nga Lubinko Karagiq.Kujtojmë se ky komision ka të bëjë me hetimin në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullativ dhe në ndërmarrje publike.
Ndërsa dje është konstituar Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.