×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Policia

    Theren me thikë dy nxënës në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 14:19
    Foto ilustrim

    Dy nxënës janë therur me thikë në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.

    Kështu bëri të ditur për Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se tashmë kanë arrestuar një person të dyshuar.

    Po ashtu, Ahmeti tregoi se në këtë rast janë lënduar tre persona dhe se aktualisht janë dërguar për trajtim mjekësor, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për gazetën online Reporteri.net.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!