×
  • Lajme
  • Lajme

    Theren me thikë tre nxënës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 17:03

    Tre nxënës kanë marrë lëndime trupore nga thika brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonalë të Prishtinës.


    “Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

    Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Jugu si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

    Në këtë rast janë lënduar tre persona :

    o A. A, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
    o Sh. B, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
    o Sh. A, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor .

    Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

    Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!