×
  • Lajme
  • Lajme / Kronika e zezë

    Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

    Reporteri
    30 Maj 2024 | 10:20

    Një person është therur me thikë mbrëmë në Prishtinë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si rrjedhojë është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

    Sipas Policisë, momentalisht nuk ka persona të dyshuar, teksa gjatë ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një kartelë telefonike.

    Raportohet se në rrethana të panjohura është therur me thikë viktima mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë dhe një kartelë telefonike. Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!