Një person është therur me thikë sot në Prishtinë. Policia ka konfirmuar se rastin ka ndodhur rreth orës 11:30 në afërsi të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, raporton Reporteri.net.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se personi i cili është i cili është plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti
Ajo shtoi se për këtë rast, Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.